Presidenca e Shqipërisë demanton Bushatin

6 Shkurt 2017 - 19:51      

Nisur nga deklarata e bërë në Komisionin për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, për votimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të rezolutës për armët bërthamore, Zyra e Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani sqaron se deklarata e ministrit Bushati se “Presidenti i Republikës, ka marrë sqarim po në rrugë institucionale”, është krejtësisht e pavërtetë.

Në komunikatë sqarohet gjithashtu opinioni publik se, nisur nga detyrimet dhe ndjeshmëria e marrëdhënieve të Shqipërisë me Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe vendet e saj Anëtare, më 11 janar 2017, presidenti Bujar Nishani, ka kërkuar informacion nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, mbi qëndrimin e mbajtur nga Shqipëria në votimin e datës 23 dhjetor 2016 në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për rezolutën e hapjes së negociatave për traktatin e ndalimit të armëve bërthamore.

“Informacioni është kërkuar edhe mbi arsyet dhe argumentet e marra në konsideratë për formulimin e qëndrimit, si dhe konsultimet e zhvilluara me vendet partnere për këtë rezolutë. Deri më sot nuk ka patur asnjë informacion apo shpjegim me shkrim apo verbal të ardhur nga ministri i Punëve të Jashtme për Presidentin e Republikës. Institucioni i Presidentit të Republikës kërkon nga ministri i Punëve të Jashtme të mos dezinformojë strukturat e Kuvendit të Shqipërisë dhe opinionin publik me të pavërteta, veçanërisht për çështje kaq thelbësore për marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet aleate strategjike dhe partnere në NATO, ndaj ftojmë ministrin e Jashtëm të bëjë publike shkresën, të cilën ai pretendon se ka informuar në rrugë institucionale Presidentin e Republikës”, thuhet në reagimin e Zyrës së presidentit Nishani. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...