6 Shkurt 2017 - 19:42
Qendra Operative e Europol-it, ka qenë dëshmitare e shkëmbimit të informatave në mes të autoriteteve pjesëmarrëse lidhur me kontrollet në pikat kufitare të njerëzve dhe automjeteve, konfiskimet dhe hetimet e bëra.
Rreth 246 000 subjekte janë kontrolluar nga vendet pjesëmarrëse, duke përfshirë 219 000 njerëz dhe 14 800 automjete.
“Si rezultat i veprimeve, janë konfiskuar 48 armë zjarri si dhe 833 copë municion, 4 granata dore dhe rreth 500 gram eksploziv plastik. Përveç kësaj, ishte konfiskuar drogë në katër shtete, që arrijnë në rreth 505 kg marijuanë dhe 53 MDMA (substanca psikotropike). Poashtu është parandaluar kontrabanda e mallrave të tjera si 765 pako cigare, 0.8 kg duhan i papërpunuar dhe një automjet të vjedhur”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës, raporton Koha.net.
Në total, sipas Policisë, janë arrestuar 58 persona në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe 127 persona iu ndalua hyrja në pikat e ndryshme kufitare. Përveç kësaj, institucionet e zbatimit të ligjit kanë identifikuar gjashtë përpjekje për hyrje klandestine, 12 raste të qëndrimeve përtej afatit kohor si dhe 8 raste të përpjekjeve të falsifikimit të vizave/dokumenteve.
Gjatë veprimeve, thuhet se një sasi e konsiderueshme e informacionit është shkëmbyer në saje të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në mes vendeve pjesëmarrëse, Frontex-it dhe Europol-it.
Ekspertët e Europolit, sipas Policisë së Kosovës, kanë ofruar në kohë reale shkëmbimin e informacionit, analizën dhe përpunim e të dhënave të mbledhura.
Policia e Kosovës, në këtë komunikatë, thekson se zyrtarët nëpër pikat e ndryshme kufitare në Ballkanin Perëndimor janë ndihmuar nga Frontex, ndërsa thotë se ky veprim ishte pjesë e operacionit “Ditët e veprimit të përbashkëta - Ballkani Perëndimor”, të planifikuara nën kornizën për armët e zjarrit “EMPACT”.
Vendet pjesëmarrëse: Shqipëria, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Hungaria, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Holanda, Rumania, Serbia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Britania e Madhe dhe SHBA (ATF - Byroja e alkoolit, duhanit, Armëve të Zjarrit dhe eksplozivëve).
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...