50 euro gjobë për shoferët që s’e kanë me vete Raportin Evropian të Aksidenteve [video]

6 Shkurt 2017 - 22:51      

Të gjithë ata shoferë, të cilët do të hasen në komunikacion pa dokumetin e quajtur Raporti Evropian i Aksidenteve, rrezikojnë të gjobiten nga Policia e Kosovës.

Derisa ligji mbi komunikacionin rrugor parasheh një gjobë prej 50 eurosh për ata shoferë të cilët nuk e kanë këtë raport, gjobë shumëfish më të madhe rrrezikojnë të marrin kompanitë e sigurimeve të automjeteve, raporton KTV.

Mirëpo, e gjithë kjo situatë e krijuar për Byronë Kosovare të Sigurimeve po konsiderohet si e paligjshme.

Policia e Kosovës thotë se ka punuar mjaftueshëm për informimin e qytetarëve mbi pajisjen dhe mbushjen e këtij raporti, derisa thotë se që nga miratimi i ligjit mbi komunikacionin rrugor ka nisur së zbatuari dhe në vazhdimësi është duke marrë masa për implementimin e tij.

Por shumë shoferë vazhdojnë të mos kenë asnjë informatë për këtë raport. Ka të atillë që tashmë e kanë këtë raport në veturat e tyre.

Ekspertët e komunikacionit rrugor thonë se me mbushjen e këtij raporti synohet që të evitohen tollovitë në komunikacion gjatë aksidenteve me dëme të vogtla materiale.

Megjithatë ata konsiderojnë se qytetarët e Kosovës nuk janë të informuar sa duhet për këtë raport derisa ndaj tyre ka nisur gjobitja.

Raporti Evropian i Aksidenteve përmban një formë që duhet plotësuar me të dhënat personale të shoferëve dhe mjeteve të përfshira në aksident.

Ai mund të mbushet në rastet kur automjetet përfshihen në aksidentet me dëme të vogla materiale dhe shoferët pajtohen që ta plotësojnë raportin i cili më pas i dërgohet për kompensim kompanisë së sigurimeve. 

 


50 euro gjobë për shoferët që s’e kanë me vete... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...