6 Shkurt 2017 - 19:27
Kështu ndodhi edhe sot, me ç’rast ekipi i KTV-së qëndroi në Fakultetin e Filologjisë, departamenti i Letërsisë Shqipe, ku studentët e vitit të katërt po prisnin profesorin Kujtim Shala për provimin e caktuar.
Por, pas gjysmë ore vonesë, si rëndom provimin nuk e mban profesori Shala por asistentja e tij, Albana Mehmetaj.
Studentët megjithëse jo para kamerës, janë shprehur se Shala pothuajse asnjëherë nuk është i pranishëm në fakultet.
KTV ka kërkuar të flasë me asistenten e tij që është angazhuar për të mbajtur provimin, por ajo nuk ka dashur të prononcohej.
Përgjigje nuk ka kthyer as vetë ministri Shala kur është pyetur se cilën nga punët e tij e ka deklaruar si primare, meqë ai është ministër i Kulturës, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe profesor universiteti.
Studentët megjithëse ankohen, para kamerës janë të rezervuar kur flasin për vijueshmërinë e profesorëve në ligjërata e provime me arsyetimin se ata mund t’u hakmerren.
Por, çka mund të thonë është se profesorët të cilët janë pjesë e politikës janë pjesa më problematike.
Për ministrin Arsim Bajrami njëri student thotë se provimet i mban, por në ligjërata shpeshherë nuk është i pranishëm.
Por, ministri Bajrami i pyetur më herët për këtë çështje, ka thënë se ai shkon me kohë në ligjërata dhe është shumë i përgatitur edhe për provime.
Deputetë e politikanë të shumtë, janë të angazhuar në Universitetin e Prishtinës me gjysmë norme.
KTV ka kërkuar përgjigje edhe nga prorektorja për cilësi Teuta Pustina Krasniqi nëse këta profesorë po i respektojnë kontratat, por ajo nuk ka kthyer përgjigje.
Kryetari i unionit të Studentëve të Kosovës Arbër Mehmeti thotë se ka pasur ankesa të shumta të studentëve që janë ankuar për mosprezencën e profesorëve.
Ai tha se e njëjta ndodh edhe me universitetet tjera publike në vend.
Në mungesë të kuadrit sipas tij, Universiteti i Prishtinës u ndihmon universiteteve tjera me staf, por mbetet keq edhe për vete, në të shumtën e rasteve.
Një profesor i rregullt pagë fikse e ka shumën 1200 euro plus benifitet tjera.
Një asistent paguhet deri në 700 euro. Ndërsa bashkëpunëtori i jashtëm për një orë ligjërate merr 25 euro.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...