Në Kosovë kthehet terri, KEDS arsyetohet se s’po ka nga të importojë rrymën [video]

6 Shkurt 2017 - 21:17      

Në këtë komunë prodhohet e gjithë energjia elektrike në Kosovë.

Por, banorët e Obiliqit, sikur të gjithë konsumatorët tjerë, janë përballur me reduktime të shumta të energjisë, raporton KTV.

Situata nisi të ndryshonte vetëm pas një ndërhyrjeje të Komunës së Obiliqit te KEDS-i, duke ndikuar që situata e furnizimit me energji elektrike të jetë pak më e mirë.

Ndërprerjet e vazhdueshme dhe shpeshherë pa ndonjë orar të caktuar kanë futur në konflikt KEK-un si prodhues dhe KEDS-in si furnizues të qytetarëve me rrymë.

Sa herë që nisin reduktimet, KEDS-i fajtor e lë KEK-un.

Mirëpo, drejtues të KEK-ut thonë se të gjitha veprimet po i bëjnë sipas licencës që e kanë, përfshirë edhe ato që lidhen me ndërprerjen e blloqeve prodhuese të energjisë.

Në KEDS të hënën janë kursyer nga akuzat në drejtim të prodhuesit më të madh të energjisë në vend.

Kanë pranuar se ata janë përgjegjësit kryesorë për furnizimin me energji të konsumatorëve, por kanë thënë se nuk kanë mundur të gjejnë energji, ka pasur raste sipas tyre kur një gjë të tillë nuk kanë mundur ta bëjnë për shkak të moslejimit nga ana e KOSTT-it.

Ai ka pranuar se kompania po vazhdon të eksportojë energji jashtë Kosovës, por vetëm në mbrëmje kur, shpenzimi i energjisë bie.


Në Kosovë kthehet terri, KEDS arsyetohet se s... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...