Regjistrimi i veriorëve kurrkah, Kuvendi e Qeveria akuzojnë njëra-tjetrën për vonesë në ligj [video]

6 Shkurt 2017 - 20:13      

Projektligji për regjistrimin e serbëve në katër komunat veriore nuk është as afër që të dërgohet për miratim në Kuvend.

Së paku jo këta muajt e parë të fillimvitit, për shkak se ky projektligj në muajin maj të vitit të kaluar iu kthye qeverisë, raporton KTV.

Në Komisionin Parlamentar për Administratë Publike thonë se ky projektligj, i cili vlerësohet i një rëndësie tejet të madhe, nuk ka ardhur ende në duar të tyre.

Kryetarja e këtij Komisioni, Xhevahire Izmaku, ka thënë se qeveria duhet të bëjë më shumë presion te përfaqësuesit e Listës Serbe, në mënyrë që t’i inkurajojnë banorët e këtyre katër komunave serbe të marrin pjesë kur të bëhet regjistrimi.

Izmaku ka shtuar se as në agjendën e këtij komisioni për muajt e parë nuk parashihet të diskutohet për këtë çështje.

Por, sipas saj, qeveria ka mundësi që në mënyrë të përshpejtuar ta sjellë në Komision këtë projektligj.

Por në qeveri thonë se kjo çështje ka kaluar te Ministria për Dialog.

“Në bazë të informacioneve që kam, ky projektligj nuk është në zyrën e kryeministrit, pasi si i tillë ka kaluar në zyrat e Ministrisë për Dialog, për shkak se një pjesë të financimit e bën Komisioni Evropian”, ka thënë Faton Abdullahu, këshilltar politik për media.

Por krejt diçka tjetër thotë këshilltari tjetër i kryeministrit, njëherësh zëvendësministër i MAPL-së, Bajram Gecaj, sipas të cilit projektligji është në Kuvend.

Kohavisioni ka kërkuar një përgjigje nga ana e Këshilltarit të Ministres Edita Tahiri, Dren Zeka, lidhur me këtë çështje, por ky i fundit nuk është përgjigjur.

Ndërkaq, njëri ndër përfaqësuesit e Listës Serbe, Nenad Rashiq, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka kërkuar nga Lista Serbe të diskutojë për projektligjin për regjistrimin e serbëve të veriut.


Regjistrimi i veriorëve kurrkah, Kuvendi e... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...