6 Shkurt 2017 - 19:09
Këtë projekt që e ka siguruar KTV-ja, përmban strukturat ulëse, shtigje për këmbësorë, për çiklistë dhe pjesë të tjera të sheshit.
Në këtë pjesë do të mbyllet kjo rrugë me këtë lloj pengese, e cila është e ngjashme sikur në disa hyrje të sheshit të Prishtinës, thotë ministri i Mjedisit, Ferat Shala.
Thotë se nuk do të ketë mur të ri, por sipas tij ky projekt do të mundësojë lëvizjen e lirë dhe do të hapë mundësinë e integrimit të qytetit.
Sipas Ministrit Shala, pengesat në rrugë do të jenë të ngjashme me ato që janë në disa pjesë të sheshit në kryeqytet, të cilat do të mund të largohen për raste urgjente.
Nga kjo pjesë ku ishte muri i ndërtuar do të fillojë edhe ndërtimi i sheshit, i quajtur “Mbreti Petar”. Ministri Shala thotë se staza e sigurisë do të jetë 70 cm e lartë dhe rreth 1 metër e gjerë.
Ndërtimi i këtij projekti vjen pas marrëveshjes për rrënimin e murit që ishte ndërtuar ilegalisht gjatë dhjetorit të vitit të kaluar.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...