Pushteti duartroket rrënimin e murit në veri, opozita e quan cirk [video]

6 Shkurt 2017 - 19:04      

Pavarësisht deklarimeve të kreut serb të komunës veriore të Mitrovicës Goran Rakiq, se pak metra larg murit të rrënuar të dielën do të ketë sërish një bazament të betonit, kreu i Kuvendit Kadri Veseli thotë se në Kosovë më nuk do të ketë mure.

Ai madje ka shpjeguar me detaje se si do të duket ajo pjesë, raporton KTV.

Gjithashtu, ka kërkuar qytetarëve që të mos bien pre e atyre që, sipas tij, luftojnë për karrige, ndërsa edhe pse pa ia përmendur emrin, e ftoi Albin Kurtin të kthehet në Kosovë.

Edhe nga LDK-ja e Isa Mustafës është përshëndetur rrënimi i murit në Veri.

Ismet Beqiri tha se kryesorja është që gjithçka përfundoi pa tensione e u rrënua nga ata që e ndërtuan.

E, derisa rrënimi i murit për LDK-në u bë realitet, e njëjta nuk po ndodh edhe për demarkacionin me Malin e Zi. Beqiri nuk e ka përjashtuar mundësinë që kjo çështje të mos arrijë të ndodhë në këtë mandat.

Ndërsa, nënkryetari i Vetëvendosjes, deputeti Driton Çaushi, thotë se në veri po bëhet cirk.

Kurse, Pal Lekaj i AAK-së, tha se po vazhdon të shkelet rezoluta e Kuvendit e miratuar më 29 dhjetor të vitit të shkuar.

Derisa opozita ka paralajmëruar kundërshtim në çdo formë nëse rikthehet tema e asociacionit të komunave me shumicë serbe, partitë në pushtet kanë garantuar se asociacioni do të bëhet vetëm mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ndryshe, në seancën e radhës të Kuvendit pritet të debatohet edhe për FSK-në dhe mundësinë e transformimit në ushtri apo zgjerimit të kompetencave me kërkesë të deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj.

 


Pushteti duartroket rrënimin e murit në veri... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...