Bushati raporton në Kuvend se në Teheran foli edhe për Kosovën

6 Shkurt 2017 - 18:41      

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, sot para Komisionit të Jashtëm, shprehu angazhimin e palës shqiptare për intensifikimin e marrëdhënieve me Iranin, pas vizitës së tij në Teheran që zhvilloi në janar të këtij viti.

“Qëllimi i vizitës sonë ishte që të fillojmë të nxjerrim marrëdhënien tonë nga stanjacioni, por dhe që të testojmë gatishmërinë e palës tjetër për të hapur rrugë konkrete bashkëpunimi. Ne këtë kuadër u nënshkrua dhe një protokoll klasik bashkëpunimi që do i krijojë mundësi shërbimit të jashtëm për konsulta diplomatike dhe politike”, ka njoftuar Bushati.

Kreu i diplomacisë shqiptare tha se ne takimet zyrtare në Teheran trajtoi dhe çështjen e Kosovës, pasi Irani, sipas tij, është një akter i rëndësishëm rajonal, i njohur për impaktin që ka edhe mbi tre vendet: Irak, Liban dhe Siri, që nuk e kanë njohur Kosovën.

Ministri i Jashtëm e vuri theksin dhe tek interesi i palës iraniane për kontaktet parlamentare, përmes krijimit të grupit të miqësisë edhe në parlamentin shqiptar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...