6 Shkurt 2017 - 16:43
Më në detaje në takim është diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, veçmas për avancimin në agjendën evropiane të vendit tonë.
Me këtë rast, Statovci-Demaj e njoftoi Ambasadorin italian për zhvillimet aktuale në kuadër të procesit të integrimit evropian, respektivisht avancimit të Kosovës në zbatimin e MSA-së dhe sfidat e dala në proces.
Ajo tha se ka pasur zhvillime pozitive në këtë proces dhe se “Kosova është duke ecur me hapa të duhur me implementimin e MSA-së dhe krahasuar me shtetet e rajonit që kanë kaluar në këtë proces, Kosova është duke qëndruar mirë”.
Nga ana e tij, siç thuhet në komunikatën e MIE-së, ambasadori Sardi konfirmoi gatishmërinë e Qeverisë italiane për të ndihmuar Kosovën dhe posaçërisht në procesin e integrimit evropian pasi që “është një metodë e mirë për kultivimin e së ardhmes së shoqërisë në të gjitha sferat dhe të bashkëjetesës së komuniteteve brenda një shteti”.
Zëvendësministrja e falënderoi ambasadorin italian për përkushtimin e tij personal që të kontribuoj në zhvillimin e Kosovës, respektivisht në punën që është duke e bërë për të zhvilluar prezencën e investitorëve italianë në Kosovë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...