Në Prishtinë e Ferizaj nis fushata “Ti je vendimmarrës”

6 Shkurt 2017 - 14:52      

Organizata joqeveritare INPO, në kuadër të Programit për qeverisje të mirë, sot (e hënë) ka nisur fushatën sensibilizuese “Ti je vendimmarrës”.

Kjo fushatë ka për qëllim sensibilizimin e qytetarëve për rritjen e pjesëmarrjes së tyre në proceset e qeverisjes lokale. Fushata do të realizohet në komunat e Ferizajt dhe të Prishtinës, transmeton Koha.net. Nëpërmjet saj do të promovohet rëndësia e pjesëmarrjes së qytetarëve në takime publike, si dhe përfshirja e tyre në proceset vendimmarrëse që i takojnë nivelit lokal të qeverisjes.

Fushata do të realizohet nëpërmjet shpërndarjes së broshurave, takimeve me qytetarë, me përfaqësues të Bashkësive Lokale të dy komunave dhe prezencës së organizatës në rrjete sociale duke shpërndarë materiale e ndryshme për aktivitetet.

Me këtë fushatë, INPO synon t`i vetëdijesojë qytetarët për rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në hartimin e politikave të komunës së tyre, t`i informojmë se cilat janë proceset ku ata mund të jenë pjesëmarrës dhe ta nxisim qytetarinë aktive në të dy komunat.

Materialet e fushatës sensibilizuese do të paraqesin mekanizmat ligjorë që mundësojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në qeverisje: format e ndryshme të avokimit për problemet me të cilat ata ballafaqohen, si dhe shpërndarjen e përgjegjësisë në Kuvendin Komunal përmes Komiteteve Këshillëdhënëse ku mundësohet pjesëmarrja e hapur e të gjithë qytetarëve.

Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KSCF). 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...