6 Shkurt 2017 - 14:49
Sipas tij, me largimin e pensionistëve të jashtëligjshëm, janë kursyer 10 milionë euro.
Abrashi ka shkruar:
“Nga afërsisht 137 - 138 mijë përfitues të pensionit bazik sa do të duhej të ishin sipas rritjes natyrore dhe trendeve të viteve të kaluara, pas udhëzimit administrativ, marrëveshjes me Agjencinë e regjistrit civil dhe me Bashkësinë Islame, kemi arritur të largojmë nga kjo skemë ata të cilët kanë përfituar joligjshëm. Në janar 2017 ishin më pak se 120 mijë, një kursim prej mbi 10 milionë euro.
Shpejt do të bëjmë publike edhe masat tjera për kursime dhe nisjen e dy skemave të reja (pensioni invalidor i punës dhe pensioni familjar) të cilat shpien drejt një reforme edhe më të thellë dhe gjithë përfshirëse”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...