Foto: Koha / arkiv

Vuçiq: Prishtina nuk mund t’i ndajë deputetët e Listës Srpska nga Beogradi

6 Shkurt 2017 - 14:23      

“Pse i keni mitosur deputetët e Listës Srpska? Keni dashur t’i ndani nga Beogradi? Nuk ua rekomandoj që ta bëni këtë punë, nuk mund të fitoni”, ka thënë kryeministri serb Alekdsandar Vuçiq, transmeton Koha.net.

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se për murin në Mitrovicë është arritur marrëveshja më 8 dhjetor dhe ajo tani është zbatuar.

“Nuk e di pse dikush e ka dëshiruar vazhdimin e ditëve, ende pyetem për çfarë bëhet fjalë. E ata që shesin mend e flasin se serbët kanë lëshuar pe, iu propozoj që trimërinë ta dëshmojnë me vepra konkrete”, citon b92 të ketë thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se është ruajtur paqja dhe është mbrojtur rruga “Mbreti Petar” në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Po habitem dhe nuk po ngazëllohem aspak se atë marrëveshje e arritëm më 8 dhjetor dhe të njëjtën edhe në Bruksel. Ende po shqetësohem dhe po habitem, dhe ende nuk kam marrë përgjigje, pse po atë mbrëmje nuk ka përfunduar e gjitha”, thotë Vuçiq.

Ai ka shtuar se nesër fillon ndërtimi i kompleksit me zhardinjeri dhe çdo gjë që duhet në përputhje me marrëveshjen.

“Beogradi po iu pengon? Pa thoni se Beogradi po ju pengon. Pse i keni mitosur deputetët e Listës Srpska? Keni dashur t’i ndani nga Beogradi? Nuk ua rekomandoj që ta bëni këtë punë, nuk mund të fitoni. Pres ata që më thonë në kam gënjyer ose në e kam thënë të vërtetën. Askush nuk mund të thotë nga BE që ende një pjesë të madhe të detajeve s’e kam thënë para qytetarëve”, ka përfunduar Vuçiq. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...