6 Shkurt 2017 - 13:46
Sipas këtij vendimi, seanca do të fillojë në orën 10:00 dhe në rend të ditës do të ketë 23 pikë, transmeton Koha.net.
Por, Kryesia ka vendosur që edhe javën e ardhshme të vazhdohet me dy seanca: njëra më 14 shkurt dhe tjetra më 15 shkurt, derisa të shqyrtohen dhe miratohen të gjitha pikat e rendit të ditës.
Ndër pika të parapara për këtë seancë nuk ka tema që lidhen me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, as me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, për të cilat ka pasur përplasje të ashpra midis pozitës e opozitës. Por, në rend të ditës do të gjendet një debat rreth të ardhmes së FSK-së, një çështje po ashtu e nxehtë, që ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të deputetëve, por edhe të opionit të gjerë. Kryesia në këtë mënyrë ka vendosur ta miratojë kërkesën e Deputetit të AAK-së , Daut Haradinaj, për debat për FSK-në.
Gjithashtu do të mbahen dy interpelanca të kryeministrit Isa Mustafa, njëra për gjendjen aktuale në veri të Mitrovicës dhe tjetra për sigurimet shëndetësore.
Rendi i ditës për të enjten duket si në vazhdim:
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
2. Përgatitjet për seancë plenare:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me organizimin e arsimit parashkollor, parafillor dhe parauniversitar në Kosovë,
5. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje,
6. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
7. Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Rexhep Selimi, i mbështetur edhe nga 14 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën e krijuar në Mitrovicë,
8. Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 8 deputetë nënshkrues, në lidhje me përgjegjësinë mbi Ligjin e sigurimeve shëndetësore në Republikën e Kosovës,
9. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, (për miratimin e këtij Projektligji kërkohen, të paktën 61 vota „Për“, prej tyre 11 vota „Për“ të komuniteteve që nuk janë shumicë) Amendamenti 2, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 81, paragrafi1),
10. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-137 për ratifikimin e Marrëveshjes përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor,
11. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-149 për ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Zyrës rajonale për bashkëpunim rinor në mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë,
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-129 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-149 për ekzekutimin e sanksioneve penale,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-127 për plotësimin e Ligjit nr. 04/L-033 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,
14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-150 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës,
15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-135 për ndërmjetësim,
16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-133 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-036 për Statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës,
17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-214,
18. Shqyrtimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ARE),
19. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të nenit 11 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civilë të Republikës së Kosovës,
20. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb,
21. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komuniteteve tjera,
22. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...