6 Shkurt 2017 - 13:24
Puna në minierën e Bulqizës është ndërprerë edhe për minatorët e tjerë, të cilët punojnë për nxjerrjen e mineralit të kromit ndërsa, ka vijuar puna edhe gjatë natës së mbrëmshme, për pastrimin e gazit të hidrogjenit të çliruar në nivelet e saj.
Grupet e repartit të inspektim minierave nuk kanë arritur të futen në nivelin 21 të galerisë, ku gjendeshin në momentin e shpërthimit minatorët kinezë.
Ata i janë afruar nivelit ku ndodhi shpërthimi dhe pritet sot gjatë ditës futja brenda galerive, pasi të jetë pastruar mirë e gjithë sasia e gazit të çliruar.16406512_800146460140563_2689615684743866360_n
Shpërthimi i papritur i hidrogjenit plagosi edhe tre punonjës të tjerë të kompanisë kineze “Xiang Enginering”, e nënkontraktuar nga kompania Albchrome.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë tha në një deklaratë për mediat se ngjarja ndodhi në nivelin e 21-të të minierës së kromit në Bulqizë, gjatë punimeve që po zhvillohen në kuadër të investimit për hapjen e pusit të thellësisë që do të shtojë jetëgjatësinë e kësaj zone mineralmbajtëse.
Ministria tha gjithashtu se në përfundim të operacionit të kërkim-shpëtimit, strukturat përgjegjëse do të hartojnë raportin përkatës dhe analizojnë shkaqet e dinamikën e aksidentit të ndodhur.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...