6 Shkurt 2017 - 13:18
Ky është ai sistemi paralel që po rri në këmbë, sidomos në pjesën veriore të vendit.
E, veçan nga qytetet tjera që kanë rëndom nga dy kryetarë, një të zgjedhur nga Kosova e një të emëruar nga Serbia, Mitrovica ka tre kryetarë komune. Dy janë të ligjshëm, të zgjedhur me votimet lokale: Agim Bahtiri i Mitrovicës Jugore dhe Goran Rakiq i Mitrovicës Veriore. Por këtu, krahas këtyre dy kryetarëve legjitimë të Mitrovicës, është edhe një kryetar i tretë, i emëruari nga sistemi i Serbisë. Ai është Aleksandar Spiriq.
Ndarja e Mitrovicës sipas dy anëve të horizontit është bërë me Planin Ahtisaari, sipas të cilit u shpall pavarësia e Kosovës në vitin 2008.
Spiriq duke folur për murin e rrënuar dje në Mitrovicë, siç citon portali koSSev, ka thënë: “Me politikën e mirë të Serbisë si dhe me atë të përfaqësuesve të serbëve nga Kosova, është dërguar mesazhi i fuqishëm i cili nuk ka lejuar që serbët në veri të Kosovës ose dhe kudo tjetër në Kosovë, të jenë të rrezikuar”.
Serbia në Kosovë i ka të emëruar edhe kryeshefat e vet të “qarqeve”, siç i ka ndarë ajo rajonet e vendit. Kësi kryeshefash ka për Pejën, Prishtinën, Gjilanin...
Pavarësisht marrëveshjeve në Bruksel, Serbia vazhdon të mbajë struktura paralele, madje edhe në pjesët qendrore të Kosovës.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...