VV kujton 10 shkurtin, kur kundërshtoi Planin e Ahtisaarit

6 Shkurt 2017 - 13:02      

Lëvizja Vetëvendosje kujton dhjetë vjetorin e protestës së organizuar kundër implementimit të Planit të Ahtisaarit, ku humbën jetën aktivistët Arben Xheladini dhe Mon Balaj.

Sipas një postimi të VV-së në facebook, transmeton KP, 10 shkurti hyri në historinë e vonë të popullit tonë si dita kur u kundërshtua imponimi politik prej Planit të Ahtisaarit dhe ku u shpreh vullneti popullor për liri e pavarësi. VV thotë se 10 shkurti madhështohet edhe nga fakti që kombit tonë i dha dëshmorët për liri, Arben Xheladini dhe Mon Balaj.

Në nderim dhe kujtim të kësaj dite, VV ka paralajmëruar disa aktivitete, ndër to homazhe, ekspozita e tryeza debati. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...