“Serbia do shumë më shumë sesa veriun e Kosovës”

6 Shkurt 2017 - 12:58      

Lidhur me letrën e kongresistit amerikan Dana Rohrabacher i cili kryetarit të Serbisë Tomislav Nikoliq i ka propozuar këmbimin e territoreve Serbi – Kosovë, sot kanë folur analistë serbë të cilët janë ngritur kundër, transmeton Koha.net.

Kështu Dragomir Аngjelkoviq ka thënë se kjo zgjidhje nuk është e pranueshme për Serbinë.

Lexoni edhe: “Nikoliq s’e ka marrë letrën për këmbim territoresh”

“Për ne modeli i propozuar i zgjidhjes së problemit territorial nuk është adekuat. Sepse Kosova nuk është shtet i veçantë por krahinë e jona. Mendoj se Serbia duhet ta presë që administrata e Trumpit të resetojë marrëdhëniet me Rusinë dhe tek pastaj të flasim për problemet territoriale. Megjithëkëtë, kjo nuk do të thotë që jugu i Serbisë të këmbehet me veriun e Kosovës, por vetëm të zhvillohen biseda për ndarjen eventuale të Kosovës që do të përfshinte jo vetëm veriun e saj, por që shumë më shumë pjesë të Kosovës të mbeten në Serbi”, ka thënë Angjelkoviq.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...