Baci nga Tropoja dëshmitar në shembjen e murit në Mitrovicë

6 Shkurt 2017 - 09:43      

Sa herë që flitet apo ka evente patriotike, bie në sy prania e Bacir nga Tropoja.

87-vjeçari nga Tropoja, Qazim Ukë Trezhnjeva, nuk mund të mungonte as dje në Mitrovicë, ku ndoqi nga afër shembjen e murit që përlasi dhe rriti tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan sot oranews.

“Unë kam ardhë prej Tropojës për të parë nga afër largimin e murit”, është shprehur ai.

Qazim Ukë Trezhnjeva ka qenë pjesëmarrës edhe në Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe për të ndërtimi i këtij muri është bërë në mënyrë qesharake.

“Ndërtimi i murit është bërë në mënyrë qesharake, vetë e kanë ndërtuar e vetë po e largojnë”, ka thënë Uka, i cili ka shtuar se “Kosova ka qenë e pavarur dhe është e pavarur”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...