Kosovarët pëlqejnë tregtinë më shumë se prodhimin

6 Shkurt 2017 - 07:21      

Ndërmarrjet që merren me tregti me shumicë dhe pakicë prijnë në listën e subjekteve të regjistruara afariste për vitin 2016.

Nga 10.424 ndërmarrjet e regjistruara brenda vitit 2016, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 2.738 merren me tregti, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo përqindje e lartë e pjesëmarrjes në regjistrim i përcjell këto ndërmarrje prej pesë vitesh. Ndërmarrje prodhuese janë regjistruar gjatë këtij viti gjithsej 1.181.

Gjatë muajve janar, shkurt dhe mars të vitit 2016 janë regjistruar 820 ndërmarrje tregtare nga 2.896 në total.

Këto të dhëna, sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, dëshmojnë për orientim të gabuar ekonomik. Ai ka thënë se sektori i prodhimit është anashkaluar dhe kjo ndikon në moskrijimin e vendeve të reja të punës.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...