Sindikata e Administratës dhe ajo e Policisë kërkojnë njohje e stazhit për vitet 1989-1999

6 Shkurt 2017 - 06:55      

Sindikata e Pavarur e Administratës Publike të Kosovës (SPAK) dhe ish-Sindikata e Policëve të viteve ‘90, me anë të një propozimi të përcjellë në disa institucione të vendit kanë kërkuar plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.

Ata e konsiderojnë Ligjin e tashëm diskriminues, meqë ua pamundëson njohjen e stazhit të viteve 1989-1999, në kohën kur, sipas tyre, dhunshëm janë larguar nga puna, shkruan sot Koha Ditore.

Të dy sindikatat në këtë propozim thonë se ajo periudhë me këtë ligj është njohur nga institucionet e Kosovës si periudhë normale, edhe pse, sipas tyre, në atë kohë ishte suprimuar gjithçka.

“Dy sindikatat që përfaqësojnë dhe avokojnë të drejtat dhe interesat e nëpunësve të shtetit të Kosovës, jua parashtrojnë këtë propozim që urgjentisht të filloni nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, meqë për bindjen tonë është ligji më diskriminues dhe më dënues për nëpunësit e shtetit të viteve ‘90, i cili shkel në pafundësi të drejtat njerëzore të kësaj kategorie të asaj kohe”, thuhet në propozimin që i është përcjellë Kabinetit qeveritar, kryeministrit Isa Mustafa, Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Financave, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, kryetares së Komisionit për legjislacion, Albulena Haxhiu, kryetarëve të grupeve parlamentare të PDK-së, LDK-së, VV-së, AAK-së e Nismës për Kosovën, Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. (Detajet mund t’i lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...