Kryeparlamentari Veseli, vetë i 14-i në udhëtime zyrtare

6 Shkurt 2017 - 07:26      

Vizita e një delegacioni të Kuvendit të Kosovës, në qershor të vitit të kaluar, në Bullgari, ku qëndroi tri ditë, buxhetit të shtetit i ka kushtuar afro 10 mijë euro.

Ky delegacion i udhëhequr nga kryeparlamentari Kadri Veseli, i shpenzoi këto mjete vetëm për mëditje, akomodim dhe bileta, gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Progresit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë udhëtim, Veseli ishte vetë i 14-i. Përveç nga deputetët Ismajl Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, Blerta Deliu nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Muhamet Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, u shoqërua edhe nga gjashtë këshilltarë dhe katër zyrtarë të administratës së Kuvendit.

Sipas raportit financiar të Kuvendit të Kosovës për 6-mujorin e parë të këtij viti, Veseli për këtë vizitë zyrtare mori mëditje në vlerë prej 236 eurosh.

Të njëjtën shumë të mëditjes e morën deputetët Ismajl Kurteshi dhe Muhamet Mustafa, ndërsa deputetja Blerta Deliu-Kodra mori 177 euro mëditje. Për akomodimin, në raport janë cekur vetëm shpenzimet për deputetin Ismajl Kurteshi dhe Muhamet Mustafa, në vlerë prej 198 eurosh, por jo edhe për kryeparlamentarin Veseli dhe deputeten Deliu. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...