Halimi: Tekstet e hartuara para 12 vjetëve nuk mund t'u përshtaten ndryshimeve

6 Shkurt 2017 - 06:42      

Një këshill i formuar nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT), vitin e kaluar, kishte bërë rishikimin e mbi 80 teksteve mësimore.

Ky rishikim ishte bërë pas kritikave dhe vërejtjeve se shumë prej teksteve kishin përmbajtje jo të duhur në disa raste edhe fyese dhe gabime profesionale në definicione të ndryshme.

Por mënyrën se si është bërë rishikimi e kanë kritikuar njohës të çështjeve të arsimit, pasi, sipas tyre, fokusimi më i madh ka qenë në përmirësimin e gabimeve teknike sesa në përmirësimin e përmbajtjes.

Eksperti i arsimit, Halim Hyseni, konsideron se vendimi për rishikimin e teksteve ka qenë i gabuar dhe nuk është dashur fare të ndodhë. Ai ka numëruar të metat dhe vërejtjet që përmbajnë këto tekste mësimore të dedikuara për nxënësit e arsimit parauniversitar.

E njohësi tjetër i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja, ka thënë se përkundër iniciativës së ndërmarrë për rishikimin, nuk beson që diçka e tillë do të jetë e mjaftueshme për të eliminuar të metat e shumta të teksteve shkollore, dhe madje jo vetëm teknike. Sipas tij, rishikimi substancial i teksteve shkollore është i pashmangshëm. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...