5 Shkurt 2017 - 19:18
Në një raport të publikuar, ky institucion ka ngritur shqetësim për zvarritje të lëndëve, çka sipas tyre, ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut, raporton KTV.
Në raport konstatohet se grumbullimi i lëndëve për Dhomën e Posaçme është rezultat i numrit të kufizuar me ligj të gjyqtarëve, zëvendësimit të shpeshtë të tyre, në veçanti të atyre ndërkombëtarë.
Kryetari i Dhomës së Posaçme në anën tjetër, pranon se ky raport e paraqet gjendjen jo të mirë të kësaj gjykate.
Në përmirësimin e situatës në këtë institucion, Avokati i Popullit ka rekomanduar Këshillin Gjyqësor që t’i ofrojë mbështetje në aspektin organizative dhe operativ.
Në KGJK kanë konfirmuar se e kanë pranuar raportin dhe se sipas tyre Këshilli Gjyqësor, brenda mundësive që ka do t’i implementojë rekomandimet e dhëna.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...