UP-ja u ndërpret kontratat 15 profesorëve që punonin në dy vende e s’mbanin ligjërata [video]

5 Shkurt 2017 - 19:15      

15 profesorëve universitarë u është ndërprerë kontrata e rregullt e punës nga Universiteti “Hasan Prishtina” për mosprezencë në ligjërata, si dhe për mbajtje të dy vendeve të rregullta të punës.

Zëdhënësi i universiteti, Afrim Hoti, ka thënë se, edhe pse ky institucion u ka kërkuar të gjithë profesorëve të deklarojnë nëse UP-ja do të jetë vendi i tyre primar i punës, ata nuk e kanë respektuar atë, pasi disa prej tyre kanë punuar njëkohësisht në dy vende të rregullta të punës.

Por, sipas Hotit, ka edhe të tillë që kanë marrë 12 paga në vit, por që nuk kanë qenë as 2 orë në ligjërata, pasi kanë qenë jashtë shtetit.

Hoti thotë se nëse pas afatit të ankesave, që tashmë ka përfunduar, del se i është bërë e padrejtë ndonjë profesori, ai mund të rikthehet në punë.

Brenda listës së profesorëve që u është shkëputur kontrata, gjendet edhe emri i Bezha Luzhës, profesoreshë në Fakultetin e Arteve, por e cila thotë se do të ankohet pasi vendimi për të ka qenë i padrejtë dhe i ngutshëm.

Ndërkaq, Njazi Bytyqi profesor në Fakultetin e Bujqësisë dhe të Veterinarisë, nuk është prononcuar para kamerës por ai thotë se vendimi për të ka qenë i drejtë, pasi nuk ka mundur të jetë i rregullt në ligjërata dhe se mban edhe një pozitë tjetër në një institucion.

E, njohësit e arsimit thonë se është dashur reflektim i kahershëm i UP-së karshi këtij fenomeni që e ka kapluar.


UP-ja u ndërpret kontratat 15 profesorëve që... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...