Ekonomi në Elbasan kërkon promovim të produkteve turistike

5 Shkurt 2017 - 17:06      

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes e Shqipërisë, Milva Ekonomi, gjatë një vizite në Elbasan zhvilloi një takim me shoqatën e turizmit dhe inspektoi tabelat informuese turistike që tashmë janë ngritur në të gjithë vendin, një prej tyre në qytetin e Elbasanit.

Janë gjithsej 60 tabela informuese, që tregojnë produktin turistik të zonës, në dy gjuhë, të shpjeguara dhe të ilustruara me foto, ku jepet gjithashtu saktësisht dhe itenerari i destinacionit. Këto tabela janë vendosur nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, institucion në varësi të MZHETTS.

Ministrja Ekonomi u shpreh gjatë kësaj ndalese, se vendosja e tabelave të tilla pranë çdo zone turistike e bën qytetin edhe më perëndimor.

Ato orientojnë turistët për t’u ndalur dhe për t’i vizituar këto zona, ndaj sinjalistika të tilla, info point statike duhet të shtohen kudo ku ka një zonë me vlera për t’u vizituar.

Ministrja u kërkoi shoqatave të turizmit që të sugjerojnë vende të tjera se ku duhet të vendosen ato, dhe më pas shteti ua mundëson. Znj Ekonomi shtoi se nuk mjafton që destinacioni të shënohet në tabela të tilla, por duhet që këto zona turistike të shndërrohen në produkte turistike dhe të ofrohen paketa turistike për turistët.

“Pra puna duhet të nisë nga ju për të promovuar këto zona të veçanta dhe më pas të shndërrohen në produkt turistik nacional”, tha Ekonomi.

Ministrja tha se po punohet që gjithë destinacionet turistike të optimizohen në google, pra të jepen në pamjen 360 gradë për t’u dhënë mundësi turistëve ta shohin më qartë vendin ku ata do të shkojnë, ku padiskutim do shtohen dhe këto destinacione të Elbasanit.

Shoqata e turizmit u shprehën se pavarësisht punës që ata po bëjnë, kanë nevojë për dorën e shtetit për t’i promovuar këto zona. Ministrja sugjeroi qe të merren modelet që donator të ndryshëm si GIZ apo Ambasada e Zvicrës, kanë krijuar në veri, jug apo juglindje me projektet e tyre për promovimin e zonave të veçanta përmes botimeve për vlerat historike e kulturore të secilës zonë. Këto modele duhet te ndiqen dhe për Elbasanin, tha Ministrja Ekonomi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...