Mogherini tregon se për murin u diskutua në Bruksel

5 Shkurt 2017 - 16:42      

Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka thënë se angazhimi konstruktiv që është parë gjatë dy takimeve të fundit, në kuadër të dialogut në Bruksel, sot ka sjellë rezultate.

Duke komentuar rrëzimin e murit, Mogherini ka thënë se sot është zbatuar marrëveshja e cila është arritur në Bruksel.

“Kjo do të kontribuojë për lirinë e lëvizjes, kontaktet mes njerëzve dhe pajtimi i ndërsjellë dhe do të sjellë përfitime për qytetarët në jug dhe veri të Mitrovicës”, thuhet në një deklaratë të saj.

Mogherini ka thënë se liderët politikë në rajon janë duke treguar kurajo dhe vizion duke shembur mure dhe duke u fokusuar në ndërtimin e urave.

“Ky është shpirti i dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit”, është shprehur ajo.

Shefja e BE-ja ka thënë se rrëzimi i murit është një arrije e rëndësishme në zbatimin e marrëveshje të arritura në Bruksel.

Progresi në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, sipas saj, ka rëndësi të madhe sa i përket paqes dhe stabilitetit për të dyja palët dhe për rajonin.

Mogherini ka shtuar se veprimet e tilla afrojë të dyja shtet më pranë Bashkimit Evropian.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...