5 Shkurt 2017 - 16:11
Duke folur për aprovimin e Ligjit për Trepçën, Investimet Strategjike dhe Ligjin për Veteranët, Mustafa në Facebook ka njoftuar se së shpejti do të fillojnë me operacionalizimin e investimit në TC Kosova e Re, prej një miliard euro.
Ky është postimi i plotë i Mustafës:
Qeveria po e mban premtimin për zhvillim ekonomik. Dy vite të këtij mandati i shënuam me rritje të lartë dhe të qëndrueshme ekonomike, me ulje të papunësisë së përgjithshme, me fuqizim të sektorit privat të ekonomisë.
Aprovuam Ligjin për Trepçën, Ligjin për Investime Strategjike, e kaluam fazën e parë të reformave fiskale dhe po e përmbyllim shumë shpejtë fazën e dytë të këtyre reformave. Siguruam ndryshimet e Ligjit për Veteranët dhe plotësuam kërkesat për vazhdim në programin e FMN-së.
Shpejt do të fillojmë me operacionalizimin e investimit në TC Kosova e Re, prej rreth një miliard euro. Do të gjejmë edhe investitor për Brezovicën. Po e zbatojmë Marrëveshjen për Stabilizim Asocim dhe Agjendën e Reformave Evropiane. Të gjithë, me përgjegjësi, po e bëjnë punën e tyre.
E gjithë kjo siguron një rritje të fuqishme ekonomike sidomos në vitet në vijim. Duhet tu gëzohemi sukseseve tona por të synojmë edhe më shumë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...