Foto: Koha / ilustrim

Gjendje e rëndë e furnizimit me energji elektrike

5 Shkurt 2017 - 16:04      

KEDS/KESCO njofton se është reduktuar sërish prodhimi i energjisë elektrike. Në punë janë vetëm njësitë B2 dhe A4, ndërsa për më tepër, kjo e fundit po punon me kapacitete të reduktuara.

“Pra, nga 4 blloqe sa do të duhej të ishin në funksion, po punohet më me pak se dy. Prodhimi total për momentin është 350 MWh nga 670MWh sa ishte planifikuar. Sot është dashur të kthehet edhe njësia B1, por kjo nuk ka ndodhur. Kjo ka bërë që të krijohen vështirësi në furnizim me energji elektrike”, ka thënë KEDS në një njoftim për media.

KEDS/KESCO thotë se është duke importuar sasi të konsiderueshme që shkon deri në 465 MWh, “por kjo sasi nuk po mjafton”.

“Po bëjmë maksimumin që të sigurohet sasi shtesë, por është shumë e vështirë, pasi ka mungesa të mëdha edhe në rajon”, potencon KDES-i në njoftim.

KEDS/KESCO kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve për këtë situatë e cila është krijuar nga devijimi i prodhimit të planifikuar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...