Ahmeti thotë se “bombën” do ta shpërthejë kur të vijë koha

5 Shkurt 2017 - 15:50      

Shqiptarët votuan për një parti që quhej maqedonase deri në zgjedhjet e fundit. Kjo ndryshoi politikën në Maqedoni dhe mundësitë për koalicion, por edhe kriza e gjatë dhe përgjimet prodhuan ngjarje që patën dhe viktima.

Top Channel, në rrëfimin “Exlusive”, ka udhëtuar nga Haraçina, ku jetojnë vetëm shqiptarët, por që thonë se do të vazhdojnë mbështetjen e LSDM-së së Zoran Zaevit.

Arsyeja kryesore e mosformimit të qeverisë duket Prokuroria Speciale për të hetuar të gjitha aferat e krijuara.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili thotë se bombën e la tek Presidenca, por shton se çelësin e kësaj bombe e ka marrë me vete dhe do ta shpërthejë atëherë kur të jetë koha. Nuk ka folur sa ka qenë në pushtet, pasi kjo do të dukej si vetëmbrojtje.

“Tani kohërat kanë ndryshuar. Sot më ka ardhur dita mua, ditë që e kam pritur, që populli të dijë të vërtetën. Ali Ahmeti nuk është i kapur dhe nuk është kriminel. Këto do t’i vërtetojë përmes rrugës së drejtësisë”, shprehet Ahmeti.

Duke qenë se nuk ndjen fajësi, por ka heshtur pasi ka qenë në qeveri, Ali Ahmeti kërkon hetim, pasi konsideron se është akuzuar për shumë ngjarje padrejtësisht. Ai thotë se ka kërkuar ndihmën e kryeministrit Edi Rama për të krijuar një deklaratë të përbashkët. Nënshkrimi i marrëveshjes nuk është bërë në Shkup, por në Tiranë, pasi nuk pranuan të gjithë. Por, vendimin e marrin vetë shqiptarët e Maqedonisë.

“Kanë thënë se Tirana ka ndërhyrë në punët e Maqedonisë, se do të bëhet Shqipëria e Madhe etj. Asgjë nuk është e vërtetë. Unë kam mbështetje nga Shqipëria, pozita dhe opozita; e kam nga Kosova, pozita dhe opozita. Por, vendimet i marrin partitë politike në Maqedoni”, thotë Ahmeti.

“Exlusive” në Top Channel sjellë pjesët e rrëfimit të krijimit dhe dështimit të mosformimit të qeverisë së re.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...