5 Shkurt 2017 - 15:44
“Struktura e re mbështetëse do të përputhet shumë mirë edhe në aspektin mjedisor edhe estetik me projektin e ndërtimit të zonës së këmbësorëve në rrugën Mbreti Petër”, ka deklaruar Rakiq, raporton Radio Evropa e Lirë, duke e “falënderuar” siç është shprehur, “kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq për mbështetjen që ka çuar”, siç ka thënë ai, “drejt pajtimit edhe të përfaqësuesve relevantë ndërkombëtarë”’.
Një mur i ndërtuar që në dhjetor të vitit të kaluar, në kohën kur nisi rivitalizimi i urës në lumin Ibër, u rrënua të dielën më 5 shkurt, pas një marrëveshjeje të arritur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe kryetarit Rakiq të Mitrovicës së veriut, e me lehtësimin e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.
Zyrtarët shtetërorë të Kosovës, por edhe ata ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë, kanë thënë se në Mitrovicë nuk do të ketë më mure, kur janë pyetur në lidhje me ndërtimin e strukturës së re nga komuna e Mitrovicës së veriut në sheshin “Mbreti Petër”.
Atje është thënë se do të vendosen vetëm disa shtylla zhytëse elektronike që mund të komandohen nga distanca dhe që pengojnë hyrjen e automjeteve në shesh, ndërsa çelësin e tyre do ta kenë vetëm shërbimet emergjente në pjesën veriore të Kosovës.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...