Foto: Reuters

Veseli: Rrëzimi i murit tregon se Kosova është e të gjithë qytetarëve të saj

5 Shkurt 2017 - 14:47      

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se rrëzimi i murit në Mitrovicë tregon se Kosova është e të gjithë qytetarëve të saj.

Ai më tutje thotë se muret i takojnë të kaluarës, kurse Kosova është drejtuar kah e ardhmja.

“Rrëzimi i murit në Mitrovicë është qëndrim yni se Kosova është e të gjithë qytetarëve të saj. Ky nuk ishte një veprim për politika ditore, por një përkushtim i palëkundur se Kosova është një dhe si e tillë ofron mundësi për të gjithë qytetarët, pa dallim. Muret i takojnë të së kaluarës, ndërsa Kosova është e drejtuar kah e ardhmja”, është shprehur Veseli

Kreu i Kuvendit më tutje ka shtuar se rrëndimi i murit në mënyrë të qetë tregon se sa i rëndësishëm është dialogu i brendshëm.

“Qëndrimi im, që nga dita e parë, ka qenë se s’do ta shfrytëzojmë murin për retorika nacionaliste, por se ai do të largohet për shkak të qytetarëve tanë në jug dhe në veri. Rrënimi i murit, në mënyrë krejtësisht të qetë, tregon sa i rëndësishëm është dialogu i brendshëm. Për këtë, jam i lumtur dhe kërkoj nga të gjithë qytetarët dhe faktori politik që të mos bien pre e asnjë provokimi e as nxitjeje”, është shprehur Veseli.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...