Foto: Koha / ilustrim

Shala: Nuk do të ndërtohet më asnjë mur i jashtëligjshëm

5 Shkurt 2017 - 14:02      

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala në konferencë për media ka thënë se Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet palëve për murin në Mitrovicë është implementuar për më shumë se 90 për qind, ndërsa thekson se se gjendja i është kthyer normalitetit.

Këto komente ai i bëri pas rrëzimit të murit në veri të Mitrovicës, transmeton Koha.net.

“Ministria e Mjedisit me të gjithë të tjerët kemi qenë në koherencë për të plotësuar atë çfarë është ligjore. Marrëveshja e arritur sot mund të konfirmojmë se është implementuar për më shumë se 90 për qind. Ne kemi një situatë të normalitetit të plotë, po vazhdojmë implementimin e projektit. Gjithçka po shkon sipas marrëveshjes dhe ajo që është e nevojshme për të gjithë qytetarët e Mitrovicës”, është shprehur Shala.

Ai më tutje ka thënë se është i bindur se më nuk do të ketë asnjë mur apo barrikadë të jashtëligjshme.

“Jemi thellë të bindur nuk do të ketë muri apo barrikada të tilla të jashtëligshme. Plani dhe Marrëveshja parim bazë kanë lëvizjen e lirë të qytëtarëve. Tashmë është hartuar plani për sheshin, dhe ky plan do të jetë në harmoni të plotë sipas marrëveshjes. Këtë plan e kanë të gjitha palët, dhe tani do të implementohet ky plan brenda kuadrit ligjor”, është shprehur ai.

Shala më tutje ka shtuar se sheshi nuk do të ketë asnjë pengesë, dhe se do të jetë plotësisht sipas marrëveshjes së arritur.

“Nuk do të ketë murë, nuk do të ketë kurrfarë lloj pengesash në këtë shesh. Ky është një plan i njëjtë i sheshit si në gjithë territorin e Kosovës. Sheshi nuk do të ketë asnjë lloj muri, por asnjë gjë që e pengon lëvizjen”, ka thënë Shala.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...