5 Shkurt 2017 - 14:01
“Sot nuk mund të ju them për datën. MMPH ka pasur një vërejtje edhe për rrethin që do të ndërtohet në pjesën veriore. Se sa do të zgjasin këto punime, për të arritur deri në atë standard që është pajtuar nga të gjitha palët, nuk e dimë. Por do ju njoftojmë. Unë vlerësoj se është bërë një punë mjaft e mirë. Duhet të përqafojmë këtë që është bërë dhe të mendojmë pozitivisht për të ardhmen”, ka theksuar kreu i ekzekutivit.
Mustafa theksoi se çështja e murit nuk ka qenë pjesë e negociatave në Bruksel, sepse ka qenë çështje e brendshme e Kosovës, “dhe si të tillë e kemi zgjidhur”, raporton Koha.net.
“Çështjen e murit e kemi diskutuar vetëm me Mogherinin në Bruksel, e jo në dialog me Serbinë”, shtoi Mustafa.
Ai theksoi se qeverisja në veri është treguar shumë bashkëpunuese dhe shumë korrekte në këtë rast.
“Është në interesin tonë që të ulemi e të qetësojmë situatën, të qetësojmë gjakrat... ai vend është i Republikës së Kosovës. Është detyrë e imja si kryeministër që të gjej mënyrën më të afërt të komunikimit me të gjithë”, potencoi kryeministri Isa Mustafa.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...