5 Shkurt 2017 - 13:50
Molliqaj, përmes një postimi në Facebook, thotë:
“Se nuk po rrënohet muri, por vetëm po shkurtohet, e dëshmon fakti që më 7 shkurt do të ndërtohet një mur tjetër, shumë pak më tutje nga ky aktuali, dhe do të jetë rreth 1 metër i lartë. Kjo, në fakt tregon që muri nuk po rrënohet, por vetëm po "spostohet" pak më tutje dhe po shkurtohet pak”.
“Arsyeja se pse po rrënohet muri aktual, është që Qeveria e Kosovës të dalë mirë përkohësisht para qytetarëve të saj ngase presioni publik për rrënimin e murit ishte shumë i madh. Mirëpo, marrëveshja e fundit tregon që Serbia ka arritur qëllimin e saj që në atë pjesë të ketë mur. Pra, fillimisht qeveria e Kosovës fiton poena, pastaj pas disa ditësh Serbia fiton mur ndërsa Kosova e humbë edhe më tutje kontrollin mbi veriun e vendit”.
Molliqaj dje tha se “muri nuk do të rrënohet, por vetëm do të shkurtohet”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...