Foto: Koha

Mustafa: Zgjidhëm një problem të brendshëm me autoritetet e brendshme

5 Shkurt 2017 - 13:48      

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka organizuar një konference për media në lidhje me zhvillimet e fundit në vend, gjegjësisht për murin në veri, i cili u rrënua sot.

Në konferencë, Mustafa ishte i shoqëruar nga ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala.

Mustafa bëri një përmbledhje të ngjarjeve që sollën deri tek rrënimi i murit në veri.

“Si kryeministër, gjatë muajit janar, kam takuar disa herë kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, të cilit i kam thënë që komuna e tij të merret me rrënimin e murit. Që nga koha kur është kuptuar ndërtimi i këtij muri, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, i ka ndërmarr të gjitha masat që ky mur të rrënohet. Dhe pas negociatave, është arritur pajtimi për detajet e këtij procesi. Muri është paraparë që të rrënohet, dhe është rrënuar, ndërsa ajo pjesë do të ndërtohet siç është planifikuar, sipas ligjeve të Kosovës”, tha Mustafa në konferencë për media, raporton Koha.net.

Kreu i ekzekutivit tha se kanë qenë në negociata të vazhdueshme me ministrin Shala, me presidentin Thaçi e me kreun e Kuvendit, Veseli.

“Krejt çfarë kemi bërë, është se kemi zgjidhur një problem të brendshëm, me autoritetet e vendit, me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare. Mendoj se kanë triumfuar vlerat dhe metodat e mënyrat më të mira demokratike. Komuna e Mitrovicës së Veriut, dje e sot ka vepruar plotësisht në pajtim me marrëveshjen. Është hera e parë që e tërë kjo komunë voton unanimisht për një vendim”, theksoi Mustafa.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...