Mbi 1 orë iu deshën 2 ekskavatorëve që të rrëzojnë murin në veri

5 Shkurt 2017 - 12:41      

Makineritë e angazhuara për rrënimit e murit ilegal të vendosur pak metra larg urës së Ibrit, kanë përfunduar punën e tyre.

Dy ekskavatorë, që nisën punën rreth orës 11:30, kanë punuar për më shumë se 1 orë derisa e kanë rrëzuar strukturën prej betoni të ndërtuar ilegalisht në fund të vitit që sapo lamë pas, raporton Koha.net.

Tash mbetet të vazhdohet me punimet në sheshin e quajtur “Mbreti Petër” në këtë pjesë të Mitrovicës, ndërsa edhe në këtë shesh do të ketë pengesa për t’u qasur me automjete, por, sipas deklarimeve të deritashme, edhe nga kreu i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, e edhe nga zyrtarë shtetërorë të Kosovës, e po ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare, aty do të ketë një strukturë të metaltë.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...