5 Shkurt 2017 - 12:13
Ajo, në një adresim para mediave, i është gëzuar këtij momenti, të cilin e ka quajtur si “shumë të rëndësishëm”.
Duke përgëzuar palët për përkushtimin e tyre në gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e këtij muri, Apostolova ka thënë se shpreson që “kjo do të çojë edhe në zgjidhje tjera”, dhe tha se bashkësia ndërkombëtare do të mbështes çdo iniciativë të këtillë, raporton Koha.net.
Ndërkaq, ajo ka folur edhe për projektin që do të ndërtohet përtej urës së Ibrit, duke thënë se “do të jetë sheshi më i mirë në Kosovë”.
Shefja e BE-së ka garantuar se nuk do të ketë më mure, ndërsa ka thënë se ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt.
“Nuk do të ketë mure, por vetëm struktura metalike për të penguar qasjen e automjeteve në të”, ka thënë Apostolova.
Ajo, në këtë adresim, tha se duhet të formohet edhe Asociacioni i komunave serbe.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...