Foto: Koha / ilustrim

SHBA kërkon shkurtim të numrit të paqeruajtësve të OKB-së, mund të preket edhe Kosova

5 Shkurt 2017 - 11:25      

Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, ka kërkuar rishikim të gjerë të paqeruajtësve të OKB-së që me gjasë do të çojë në mbylljen dhe zvogëlimin e misioneve, thonë diplomatët.

Gjatë një takimi kokë-më-kokë me ambasadorët e Këshillit të Sigurimit këtë javë, Haley tha se një ndër pikat ku duhet shikuar mundësia e uljes së shpenzimeve është ajo e paqeruajtësve.

“Për sa u përket reformave në OKB, mendoj se interes i veçantë i është kushtuar paqeruajtësve”, ka thënë një diplomat i KS të OKB-së.

Sipas këtij diplomati, që foli në kushte anonimiteti për AFP-në, Haley po bën vlerësime për të 16 operacionet dhe është “relativisht skeptike” për vlerën dhe efikasitetin e misioneve të helmet-kaltërve.

Ndonëse SHBA-të kanë numër jo aq të madh të ushtarëve që shërbejnë si paqeruajtës, është kontribuuesi më i madh financiar i misioneve paqeruajtëse të OKB-së, duke ofruar pothuajse 29 për qind të buxhetit 7.9 miliardë dollarësh për këtë vit, transmeton Koha.net.

Haley e ka bërë të qartë se po kërkon që këtë përqindje ta ulë nën 25 për qind dhe ka thënë se edhe vendet tjera duhet të kontribuojnë më shumë.

Ndonëse asnjë listë nuk është përpiluar për misionet që mund të mbyllen, diplomatët thonë se misionet e OKB-së në Haiti dhe Liberi me gjasë do të mbyllen shpejtë.

Shefi i paqeruajtësve të OKB-së, Herve Ladsous, do të udhëtojë për në Haiti javën që po vjen për të kryer disa vlerësime të cilat do të çojnë me gjasë në mbylljen e misionit të atjeshëm.

Për momentin, diplomatët kanë mirëpritur shqyrtimin amerikan dhe janë pajtuar se ndonëse disa misione operojnë në ambiente të vështira politike – për shembull, Haiti, Qipro e Kosovë – në ato zona nuk ka ndonjë kërcënim të madh për konflikt.

Misioni më i madh dhe më i shtrenjtë është MONUSCO, me 22,000 trupa, në Republikën Demokratike të Kongos, i cili është vendosur atje tash e 18 vjet dhe ka buxhet vjetor prej rreth 1.2 miliard dollarë, e që disa thonë se ky buxhet do të ulet.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...