Foto: Koha / ilustrim

“Blic”: Kongresisti republikan kërkon shkëmbim territoresh Kosovë – Serbi

5 Shkurt 2017 - 10:15      

Kongresisti republikan në SHBA, Dana Rohrabacher, kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme në Evropë, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq.

Në këtë letër, të cilën gazeta serbe “Blic” thotë ta ketë parë, ai ka propozuar shkëmbim territoresh – jugun e Serbisë me veri të Kosovës – si zgjidhje për qetësimin e tensioneve në këtë pjesë të Ballkanit.

“Në vend të shembujve negativë, siç është dërgimi i trenit me simbolet provokuese në Kosovë, ndoshta është më mirë dhe në interes të të dyja palëve që të diskutohet shkëmbimi i territoreve që do të rezultonte me më shumë serbë në Serbi dhe me më shumë kosovarë në Kosovë”, ka shtuar Rohrabacher, sipas “Blicit”, transmeton Koha.net.

Rohrabacher, në letrën dërguar Nikoliqit, ka porositur se “ky opsion është i mundshëm” dhe se “nuk duhet injoruar”.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...