Bahtiri: Muri do të rrënohet nesër pak para orës 12

4 Shkurt 2017 - 22:56      

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka treguar kohën se kur do të rrënohet muri ilegal i ndërtuar në fund të vitit të kaluar në pjesën veriore të Mitrovicës, afër urës së Ibrit.

Bahtiri, siç raporton KTV, ka thënë se muri do të rrënohet gjatë ditës së nesërme, më së largu deri në orën 12 të mesditës.

“Muri do të rrënohet nesër pak para orës 12”, ka thënë Bahtiri.

Ai ka thënë se është i sigurt se kjo do të ndodhë ngase këtë e ka të konfirmuar nga burime të sigurta.

Ndërkaq, sipas vendimit që u mor sot në KK të Mitrovicës së Veriut, muri do të rrënohet ndërsa do të vendoset pengesa tjera rreth 2 metra larg murit aktual, e të cilat, sipas kreut të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, do të jenë shtylla zhytëse që do të komandohen në distancë.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...