Kosovarët që prodhuan printerin 3D

5 Shkurt 2017 - 09:35      

Pesë vjet më parë tre djem kosovarë kishin nisur një rrugë interesante. Planifikonin që të prodhonin printer tredimensional. Jo të printosh vetëm në letër, por të printosh objekt fizik. Kjo do t’i bënte të parët që prodhojnë harduer në rajonin e Ballkanit.

Në vitin 2012, Rron Cena po përfundonte studimet në Qipro për arkitekturë dhe ishte lodhur nga maketet dhe modelet që i bënte me dorë. Për ta menaxhuar kohën më mirë, i kishte rënë në dorë për herë të parë një printer 3D. Atëherë ishte fillimi i këtij produkti në botën teknologjike, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Shumë rrallë mund të biesh në një industri që është foshnjë, sidomos në teknologji. Një herë në dekadë mund të them”, fillon rrëfimin Cena, që sot drejton kompaninë “Formon”.

I kthyer në Kosovë, bashkë me dy shokë kishte zhvilluar idenë për një biznes me shërbime të printerit 3D.

“Ideja ka qenë me Arianitin dhe Drinin, me fillu me një kompani që ofron shërbim. Të krijojmë një portal online, që klienti e dërgon projektin, ne e printojmë dhe e dërgojmë”, tregonte Rroni, teksa dy bashkëpunëtorët e tij rrinë me kokë drejtuar kompjuterit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...