Teknologjia në shërbim të “muhabeteve të grave”

5 Shkurt 2017 - 07:30      

Është ora 20:00. Qindra gra kyçen në telefonat ose laptopët e tyre. Kjo është periudha e vlugut të atyre që lidhen “live” në Facebook.

Një grup, i identifikuar si grupi i grave shqiptare, është krijuar në këtë rrjet social dhe ka mbledhur 22 mijë anëtare nga Kosova, Maqedonia e nga shtete perëndimore. Të reja dhe më në moshë. Rregullat janë të thjeshta. Mjafton të jesh shqiptare dhe të mos jesh mashkull, shkruan sot “Koha Ditore”.

Qëllimi është të bëhen muhabete grash. Ndonjëherë mund të ndodhë që dikush nga anëtaret të tentojë të bëjë “hile”, por udhëheqëset e grupit tregohen të vëmendshme. I identifikojnë meshkujt që mund të futen në llogari të grave dhe i nxjerrin nga grupi.

Interaktiviteti e karakterizon këtë grup. Mjafton të inkuadrohesh me video “live” derisa nuk je duke bërë gjë dhe shoqet e grupit nisin të të bëjnë pyetje – prej nga je, çka bën, a je e martuar, sa fëmijë i ke?... dhe pastaj hapet muhabeti me tema të tjera.

Ka raste kur personazhet nuk marrin pyetje e komente të mjaftueshme. Atëherë pason reagimi “pse s’po folni, 50 veta jeni t’u m’kqyrë”. Gratë që vetëm rrinë dhe e qesin fytyrën e vet në ekran, nuk janë atraktive sa ato që e lëshojnë muzikën e nisin të kërcejnë. Më atraktive janë ato që veshin kule arabe dhe e përdredhin belin... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...