Buckner: Teknologjia në dëm të zhvillimit kognitiv të fëmijëve

5 Shkurt 2017 - 07:00      

Teknologjia ka ndryshuar jetën e fëmijëve. Të porsalindurit që në ditët e para janë të ekspozuar ndaj teknologjisë. Kjo, sipas Cameron Buckner, ligjërues në Universitetin e Hustonit në SHBA, për shkencën e të menduarit, lë pasoja ndonjëherë të pashlyeshme për jetën tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tij, ekspozimi ndaj teknologjisë në mënyrë të pakontrolluar i fëmijëve mund të ndikojë në zhvillim të pamjaftueshëm kognitiv të fëmijëve. Në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, Buckner ka folur për aspektet më të rëndësishme të zhvillimit të fëmijëve dhe për efektin e ekspozimit të hershëm ndaj teknologjisë.

Buckner ka ngritur si shqetësim tendencën që njerëzit të lënë një TV të hapur gjatë gjithë kohës në shtëpi, kur fëmijët e vegjël janë të pranishëm. Ai ka folur për problemet emocionale që po shfaqën tek fëmijët si pasojë e efekteve të teknologjisë, ndërsa ka kritikuar prindërit dhe mësimdhënësit që po kontribuojnë në këtë aspekt. Buckner rëndësi të veçantë i ka kushtuar “sigurisë kibernetike” të fëmijëve dhe të të rinjve dhe pasojat e cenimit të kësaj sigurie.

Zhvillimi jostabil i fëmijëve

KD: Çfarë efekti ka teknologjia në zhvillimin e fëmijëve?

Buckner: Kjo varet nga mosha e fëmijës, lloji i teknologjisë, si dhe mënyra se si ajo përdoret. Teknologjia mund të jetë një ndihmë e madhe, por gjithashtu mund të jetë një pengesë e madhe për mësim dhe zhvillim të fëmijëve... (intervistën e plotë mund ta lexoni në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...