Foto: Ilustrim

“Gërbat” e teknologjisë

5 Shkurt 2017 - 08:01      

“Fol, he folsh me gishta” – thënia që është përdorur në të kaluarën është duke u jetësuar. Kjo “nëmë” të çon sot te fenomeni që ka kapluar botën – njerëz, posaçërisht gjeneratat e reja të humbura në telefona, tabletë apo në kompjuterë, pa e ngritur kokën për t’i ndërruar dy fjalë me kë.

Prindërit janë “fajtorët” kryesorë për ekspozimin e hershëm të fëmijëve ndaj teknologjive, për shkak të “përtacisë” për t’u marrë me nevojat e fëmijëve. Një film vizatimor, një videolojë dhe krejt ngjyrat që i ofron një ekran... në vend të bisedës e lojës me fëmijët, është praktika më e lehtë për t’i rehatuar ata. Pasojat janë më të mëdha sesa mund të paramendohen, shkruan sot “Koha Ditore”.

Profesionistët shëndetësorë alarmojnë se përdorimi i pakontrolluar i teknologjisë dobëson shikimin, prish dhe nuk lejon zhvillimin normal të skeletit trupor, rrit predispozitat për sëmundje kancerogjene, zvogëlon aftësinë e përqendrimit të fëmijëve në gjëra që iu nevojiten, rrit ankthin, i bënë fëmijët të izoluar, të pakënaqur me jetën e tyre, me më pak aftësi për të pasur një personalitet të pavarur, më pak kuriozë, më pak punëtorë e kërkues.

Një gjë e tillë jo vetëm që nuk parandalohet nga prindërit, por as nga shkolla. Në këto institucione nxënësit marrin shembuj të këqij nga mësimdhënësit, të cilët në vend se të rrisin nivelin e përgjegjësisë për përdorimin e teknologjisë, ata vetë e tregojnë “varësinë nga telefoni” edhe në orët mësimore... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...