4 Shkurt 2017 - 22:26
Dëmtimi i shikimit, deformimi skeletit trupor, zvogëlimi i përqendrimit, rreziku nga kanceri, janë disa nga shqetësimet e paraqitura nga profesionistët shëndetësorë, në shkrimin kryesor lidhur me këtë temë.
Për pasojat e dëmshme të teknologjisë dhe lidhjen me rezultatet e PISA-s, mund të lexoni shkrimin “Mobiliet në vend të mobilit”.
Në intervistë, Koha Ditore sjell pikëpamjet e ligjëruesit në Universitetin e Hustonit, Cameron Buckner, për “teknologjinë në dëm të zhvillimit të fëmijëve”.
Në faqet e botës mund të lexoni shkrimet për “Ëndrrën e shuar në vend të ‘ëndrrës amerikane” dhe “popullin që nuk di të thotë jo”.
“Shtatë shkronjat” sjellin rrëfimin e këshilltares politike në Parlamentit Evropian, Blerta Hoti, që në moshën 6 vjeçare u largua nga Skenderaj në Suedi.
Në vazhdën e publikimeve nga libri “Shqipëria, shteti jetim i Evropës” të Wadham Peacock, në pejton vjen shkrimi me titull “Haxhi Aliu, pirati i Ulqinit”.
Në Kosovarçe mund të lexoni për “Kosovarët që prodhuan printerin 3D”.
“Koreografja që vë në lëvizje kauzat për humanizëm” dhe “Father & Son me ritmin e traditës familjare në muzikë”, janë shkrimet kryesore në faqet e kulturës.
“Monument” sjell një nga objektet më emblematike të kryeqytetit, Bibliotekën Kombëtare dhe arkitekturën e saj të veçantë.
Në faqet kushtuar sportit, mund të mësoni se kush është “Lojtari që ka shënuar golin historik të Kosovës”, e po ashtu se kush është trajnerja “hasrete” e ligës së femrave?
Shkrime interesante nga kinematografia, shkenca, moda e shumëçka tjetër, mund të lexoni në numrin e së dielës të Kohës Ditore.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
“Gërbat e teknologjisë”, kryetemë në “E diela... by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...