Foto: Koha / ilustrim

Qeveria me strategji nacionale për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve [video]

4 Shkurt 2017 - 21:22      

Një strategji të dytë me qëllim përmirësimin e gjendjes së fëmijëve në Kosovë, ka në plan ta hartojë Qeveria e Kosovës.

Nga Koalicioni i Organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, thonë se e shohin shumë të rëndësishëm hartimin e kësaj strategjie.

Por ndryshe nga KOMF-i, mendojnë në Institucionin e Avokatit të Popullit.

Kreu i këtij institucioni, Hilmi Jashari, thotë se një strategji e tillë është e panevojshme.

Megjithatë, nga Zyra për Qeverisje të Mirë insistojnë se është e nevojshme, pasi sipas tyre, është bërë me rekomandimin e shoqërisë civile.

Sipas Habit Hajredinit, Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë, kjo strategji, që është në fazën e parë të hartimit, do të jetë e harmonizuar me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, i cili ende nuk është miratuar dhe strategjia gjithashtu do t’i vendosë prioritetet e Qeverisë në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. 


Qeveria me strategji nacionale për mbrojtjen e... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...