Foto: Koha / arkiv

Sali Mekaj vazhdon të gjykohet me dyer të mbyllura për media [video]

4 Shkurt 2017 - 20:13      

Javën e kaluar, KTV-së iu pamundësua që të përcjellë një seancë në Gjykatën Themelore të Gjakovës, me një arsyetim krejt të pazakontë.

Sipas administratorit të gjykatës, duhej parashtruar një kërkesë 5 ditë më herët, me një kopje kërkese të plotësuar, por që nuk ishte e duhura për këtë rast, raporton KTV.

Kërkesa qartë precizonte se ishte për rastet e intervistimit të personelit të gjykatës. KTV-ja ka plotësuar këtë dhe ka kërkuar intervistë me kryetarin e Gjykatës, për ta pyetur nëse tani kjo është procedura për të përcjellë një seancë.

Sipas kryetarit të Gjykatës Themelore të Gjakovës, Vaton Durguti, një gjë e tillë nuk ishte e nevojshme dhe se krejt çka duhet bërë një ekip televizioni është të mbërrijë në gjykatë para fillimit të seancës.

Rastet e mbylljes së seancave gjyqësore janë shpeshtuar, edhe kur ato paraqesin interes të lartë për publikun.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar në vazhdimësi hapjen e seancave në procesin ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj.

Kërkesat e AGK-së, që vendimi për mbyllje të tërësishme të seancave të tërhiqej, nuk ka marë përgjigje, e gjithashtu përgjigje nuk ka marrë as KTV-ja në kërkesat e saj për këtë temë.

Gazetarët që përcjellin sektorin e drejtësisë një pjesë të fajit ia lënë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Gjyqtari Shasivar Hoti, në tetor të vitit të kaluar, mbylli seancat gjyqësore në procesin ndaj Mekajt dhe të tjerëve, me arsyetimin se publikimi i bisedave telefonike mes tij dhe të akuzuarës Vlora Gorani, do t’u shkaktonte dëm të pariparueshëm familjeve të tyre.

Seanca e fundit në këtë rast është mbajtur më 30 janar të këtij viti. 


Sali Mekaj vazhdon të gjykohet me dyer të... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...