4 Shkurt 2017 - 19:09
“Kosova është e pandashme dhe më s’do të ketë barrikada dhe mure, por vetëm ura që na bashkojnë”, ka shkruar presidenti ndër të tjera, raporton KTV.
Marrëveshjen e ka mirëpritur edhe Bashkimi Evropian dhe ambasadori britanik Ruairi O’Connell.
“Ne e pranojmë se çështja ka shkaktuar pasiguri në periudhën e mëparshme, por jemi të kënaqur që të dyja palët kanë marrë një qasje konstruktive për të përfunduar këtë çështje në një mënyrë të qëndrueshme”, thuhet në deklaratën e zyrës së Bashkimit Evropian.
E ambasadori britanik ka thënë se zgjidhja e problemeve me dialog dhe komunikim është gjithmonë e vlefshme.
Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, meritat për arritjen e kësaj marrëveshjeje ia ka atribuuar kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq.
“Përfaqësuesit tanë rreth orës 2:30 minuta pas mesnatës kanë arritur marrëveshje se si të organizohet zona rreth urës së Mitrovicës. Me përkrahjen tonë”, ka thënë Gjuriq.
Gjuriq ka deklaruar se Beogradi është i përkushtuar që t’i zbatojë marrëveshjet.
I kontaktuar nga KTV-ja, shefi i kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli ka thënë se Qeveria nuk ka asgjë për të shtuar përveç komunikatës zyrtare, ku është bërë e ditur arritja e marrëveshjes.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reagimet pas marrëveshjes për rrënimin e murit by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...