4 Shkurt 2017 - 19:03
Informatën se muri do të rrënohet për t’u ndërtuar një tjetër rreth 2 metra më tutje, e ka bërë të ditur kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç, pasi janë mbledhur në një mbledhje të jashtëzakonshme, ku kanë miratuar dy pikat që i kishin në rend dite, raporton KTV.
E para, miratimi i vendimit për shpalljen të zonës së këmbësorëve në rrugën Mbreti Petar, përkitazi me marrëveshjen në Bruksel, dhe e dyta, për rregullimin e hapësirës përreth urës së Ibrit, për të cilën u morën vesh mëngjesin e së shtunës.
Rakiç i ka siguruar qytetarët serbë se nuk kanë arsye të shqetësohen, dhe se Njësia speciale e Policisë së Kosovës nuk do të hyjë në veri për t’i shqetësuar qytetarët.
Asamblisti i PDK-së në Mitrovicën e Veriut, Emir Azemi, tha se e rëndësishme është që do të hapet ura mbi ibër.
Votën pro, Azemi tha se e kanë dhënë, pasi nuk kanë mundur të dalin kundër një marrëveshjeje që ka mbështetjen e institucioneve të vendit dhe ambasadave.
Shefja e BE-së, Natalia Apostolova, ka inspektuar zonën afër murit, por nuk ka zbritur fare nga vetura.
Marrëveshja për murin ilegal të ndërtuar afër urës së lumit Ibër është arritur rreth orës dy të mëngjesit të së shtunës.
Nënshkrimet në të i kanë vënë kryeministri Mustafa, Ministri Ferat
Shala, Goran Rakiq kryetari i Mitrovicës së Veriut dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie dhe përfaqësuesi i BE-së në vendin tonë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Muri do të rrënohet, e pak metra më tutje do të... by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...